Nga pakujdesia e banorëve del nga shtrati lumi në fshatin Norçë i cili shkakton dëme banorëve në qytetin e Preshevës

Nga pakujdesia e banorëve del nga shtrati lumi në fshatin Norçë i cili shkakton dëme banorëve në qytetin e Preshevës

Nga pakujdesia e banorëve të fshatit Norçë duke hedhur gjësende dhe fuçi të mëdha në lumin e fshatit (vada e parë), bëri që të dalë lumi nga shtrati dhe të futet në arat dhe shtëpitë që janë përskaj lumit poshtë tek rruga e Kumanovës në qytetin e Preshevës, ku me vetë intervenim të banorët e rrugës së Kumanovës asgjësuan gjësendet qe kishte sjellur lumi.

Qytetarët që banojnë në këtë rrugë lusin banorët e fshatit Norçë që të jenë më të kujdesshëm sepse rrezikohen shtëpitë e tyre që janë skaj lumit sidomos në këto të reshura të mëdha atmosferike.