Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron 111 vjetorin e Ditës së Alfabetit

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron 111 vjetorin e Ditës së Alfabetit

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Sot është Dita e Alfabetit

Një rastësi sa interesante po aq kuptimplote Dita e Alfabetit. Në 111 vjetorin e saj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Gent Cakaj - bën bashkë shqiptarët e Luginës së Preshevës për të bashkëbiseduar mundësitë e angazhimit të përbashkët.

Data 22 Nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe gjithkund ku janë shqiptarët, e njohur si Dita e Alfabetit.

Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike, mes datave 14 Nëntor - 22 Nëntor të vitit 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Ne duhet bashkërisht edhe më tej me entuziazëm dhe këmbëngulje që të gjitha institucionet e gjitha niveleve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shkruajnë e komunikojnë shqip si e drejtë e patjetërsueshme.