Të (pa)unifikuar: Shqiprim Arifi shkon vet i katërti tek ministri Cakaj

Të (pa)unifikuar: Shqiprim Arifi shkon vet i katërti tek ministri Cakaj

Gjatë ditës së djeshme si dhe gjatë ditës së sotme kryetarë të partive politike nga Lugina e Preshevës kanë qëndruar për vizitë në Republikën e Shqipërisë tek ministri i punëve të jashtme z.Gent Cakaj.

Alternativa për Ndryshim u përfaqësua me katër pjesmarrës, kryetarin e komunës së Preshevës, zëvendësin e tij si dhe dy prej tyre nuk kanë pozita vendimarrëse në institucionet në Luginë të Preshevës.

Përfaqësuasit politik ishin të ftuar nga ministri Cakaj për t'i unifikuar që të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare në Serbi, por siç mëson Rtv Aldi ministri Cakaj në këtë takim ka dështuar t'i bashkojë, ku sipas burimeve të mirëinformuara kjo mbledhje ka pasur edhe incidente ku Shqiprim Arifi në prezencë të ministrit Cakaj ka kërrcnuar njërin nga të pranishmit. /RtvAldi.com