Promovohet libri ''(Ç') Njerëz'' i autorit preshevar Fitim Nuhiu (VIDEO)

Promovohet libri ''(Ç') Njerëz'' i autorit preshevar Fitim Nuhiu

Ky është libri i tij i parë, por deri më tani ka përkthyer artikuj të ndryshëm në sferën kulturore, sociale, edukative si dhe është autor i disa opinioneve dhe artikujve publicistikë .

Fitim A. Nuhiu krijimtarinë e tij vendosi ta bëjë me një stil unik, të thjeshtë, grotesk dhe me një ironi skajshmërisht të hollë, duke nxjerrë veprën e tij ’Ç’ njerëz’’, ku nxjerr në pah raportet midis njerëzve, ligësitë dhe mirësitë e tyre në trajtën e një vepre krijuese, të thuash përsëritëse, të njëtrajtshme. Kështu për shkak se dëshiron që lexuesit t’i ngujohen dhe t’i jehojnë më gjatë në mendjen idetë dhe pikëpyetjet që ai ka dhe se mundohet t’i përçon ato te lexuesit, gjersa me zell dhe kuriozitet të madh pret përgjigjet dhe reagimet e tyre.

Tematika që ngrit autori, lëvron në idenë dhe pyetjen, vallë, ç’u bë me njeriun e sotëm, çka shkoi keq me të?

Ky libër ka dalë natyrshëm nga shumë pikëpyetje, mendime dhe mundime që autori i ka bërë vetes dhe libri ka shërbyer të thuash si ngushëllim për të.