Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se nesër do të prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK.
Sipas Ramës kjo paketë ka fuqi special kundër krimit e korrupsionit. Ai bën të ditur se Paketa Speciale AntiKÇK është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj të klasës së parë në luftën kundër terrorizmit, mafisë e krimit të organizuar dhe kjo paketë do bëjë të mundur shkatërrimin e foleve të krimit.