Haradinaj emëron drejtorin e ri të AKI’së

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sapo ka emëruar drejtor të AKI’së, detyrë të cilën ia dha Kreshnik Gashit

Haradinaj ka njoftuar gjithashtu se në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka emëruar Burim Ramadanin.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shrkuar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa, kujtojmë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar dorëheqjen e ish-shefit të AKI’së, Shpend Maxhuni.

Maxhuni ditë më parë kishte dhënë dorëheqje. Zyra për Informim e Presidencës ka konfirmuar se presidenti Thaçi tashmë e ka pranuar dorëheqjen e Maxhunit.