E rritur në Bronx të New York, më mbulesë mbi kokë, Nazma Khan, thotë se ajo është familjarizuar ne diskriminimin fetar nga mosha e re.
Me kombësi nga Bangladeshi, ajo emigroi në SHBA kur kishte 11 vjet dhe që prej atëherë vazhdimisht është ngacmuar si në shkollën fillore ashtu edhe në të mesmen, shkruan AlJazeera.
Ky ngacmim morri përmasa tjera, pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Kullat Binjake në SHBA.
“Për çdo ditë, duhet të përballesha me sfida të ndryshme derisa ecja rrugës”.
“Isha e ngacmuar, pështyhesha, e rrethuar me djem që më thërrisnin terroriste, Osama bin Laden, dhe forma tjera”, ka treguar ajo.
Për t’u lidhur me të tjerat të përballeshin me sfida të ndryshme për shkak se bartnin mbulesë, Khan ftoi gratë myslimane për të shkëmbyer përvojat e tyre të diskriminimit përmes rrjeteve sociale.
“Derisa po lexoja rrëfimet, pash problemet më të cilat vet përballesha, te motrat e mia”, ka thënë 35 vjeçarja.
Dhe nga aty Khan vendosi për “Ditën Botërore të Mbulesës (hixhabit)”.
Nga kjo, për çdo 1 shkurta, Organizata Joqeveritare e Khan, fton gra të të gjitha besimeve, drejtimeve dhe etnive të ndryshme për të veshura mbulesë në këtë ditë si shenjë solidarizimi me gratë myslimane gjithandej botës.
“Duke ecur në këpucët e mira për një ditë më 1 shkurt, gratë mund të shohin se unë nuk dalloj nga to”, ka thënë presidentja dhe themeluesja e Organizatës së Ditës Botërore të Mbulesës.
“Ndoshta, kjo është një përvojë ndryshe ku ato mund të shohin se mbulesa është një dritë tjetër”.