Aksionit solidarizues për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri ju kanë bashkangjitur edhe frizeret e Komunës së Preshevës të cilat më date 30 nëntor dhe 1 dhjetor prej ora 10:00 së bashku do të kryejnë shërbime obdulimi me një çmim simbolik, ku parat e grumbulluara do ti dedikohen viktimave të prekuara nga tërmeti në Shqipëri, raporton Rtv Aldi.
Ky aktivitet mbahet në amfiteatrin e TVP-së i cili gjindet në objektin e Shtëpisë së Kultures në Preshevë, ku frizeret të cilat janë në komunë të Preshevës kanë një apel për të gjitha gratë dhe vajzat që të shkojnë ku të gjithë së bashku mund të bejmë diçka më të madhe për viktimat e prekura nga tërmeti në shqipëri./Rtv Aldi.