Ragmi Mustafa për “Danas”-in serb: Çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në kontekstin e bisedimeve Kosovë –Serbi

Ragmi Mustafa për “Danas”-in serb: Çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në kontekstin e bisedimeve Kosovë –Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, mendon se zgjidhja më e mirë për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe paqen në Ballkan është të përfshihet në temën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Gazeta serbe Danas bëri një intervistë me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, të cilin e pyetën për gjendjen në Luginë si dhe për disa politikanë lokal individual që më së paku mund të thuhet se dyshohen se janë ‘jatak’ (servil) të presidentit serb Vucic, derisa tjetër gjë thonë në Bujanovc e Preshevë e ndryshe në Tiranë e Prishtinë.

“Këta politikanë nuk i duhen as Tiranës, Prishtinës, Beogradit e më së paku neve në Luginë të Preshevës. Me ta nuk zgjidhet asgjë, me ta vetëm do të zgjatet agonia e komunitetit shqiptar dhe të vazhdojë.