Kontroversi Demo Berisha për tërmetin: Shqiptarët të paorganizuar, serbët arritën të parët në Durrës

Kontroversi Demo Berisha për tërmetin: Shqiptarët të paorganizuar, serbët arritën të parët në Durrës

Ish kapiteni në Ushtrinë e Serbisë e që luftoi edhe në Kosovë kundër shqiptarëve, Demo Berisha, e pa turp kishte deklaruar se është krenar se ishte pjesëmarrës vazhdon me deklarata të tilla duke thënë se shqiptarët ishin të paorganizuar në Durrës, e të parët që arritën atje ishin ekipi serb i urgjencave.

Demo Berisha, siç pritet nga një mbetje e kohës së Milosevic, foli për televizionin publik serb RTS tha se pamja më e mirë që u pa në botë ishte se si ekipi serb po bashkëpunonin me kolegët e tyre shqiptarë.

“Në ato momente u tregua mungesa e organizimit në Shqipëri. Ekipi i parë që arriti në Durrës ishte ekipi i Sektorit për emergjenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pas vendimit të presidentit që të ndihmoj popullin shqiptarë” thotë Berisha.

Demo Berisha kreu i organizatës Ama e Shiqptarëve në Serbi (Matica Albanaca u Srbiji) vazhdoi me lëvdatat për Presidentin serb Vucic dhe ekipin serb, ose duke u shtirur që nuk kishte ekipe tjera në Shqipëri apo thuajse ishin të vetmit që ju ra ndër mend të ndihmonin.

“Presidenti i Serbisë tregoi se humanizmi nuk njeh nacionalitet dhe kufij”.

Demo Berisha, ai i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa dikur dhe ishte pjesëtar i ish-ushtrisë jugosllave dhe ishte pjesëmarrës edhe në luftën në Kosovë ku kishte dhe gradën e kapitenit. Ai i kishte hyrë garës për zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevë, ka deklaruar po ashtu se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheu i tij është Serbia.