• E mërkurë / Jul-15 08:37
  • Kontakt

Pyetje publike kryetarit të Komunës së Preshevës: A është më fuqi Plani Aksional për refugjat të personave intern të migruar të Ish- Jugosllavisë

Pyetje publike kryetarit të Komunës së Preshevës: A është më fuqi Plani Aksional për refugjat të personave intern të migruar të Ish- Jugosllavisë

Pyetje publike kryetarit të Komunës së Preshevës: A është më fuqi Plani Aksional për refugjat të personave intern të migruar të Ish- Jugosllavisë (Bosnje,Kroaci).

Pas skandalit të zbuluar e të publikuar nga ana e Agjensionit kundër korrupsionit ajo çka është më shqetesuese sesa "rehabilitimi" me punë i një këshilltareje është puna të cilën ajo ishte e kontraktuar.

Në një nga paragrafet e Vendimit të Agjensionit kundër korrupcionit thuhet: "Subjekti i kontratës, të cilën ajo nënshkroi në Mars 2019, ishte regjistrimi, mbledhja, përcaktimi i statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në bashkëpunim me Komisariatin për Refugjatë të Republikës së Serbisë.

"Duke qenë të informuar për nënshkrimin e Planit aksional nga ana e Komunës dhe shkarkimit të tij, vetëm nga ana e Këshillit Komunal, natyrshëm lind pyetja: Pse të caktohet një person i posaçem që do të merrej me  regjistrimin, mbledhjen, përcaktimi e statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në bashkëpunim me Komisariatin për Refugjatë të Republikës së Serbisë?

Çfar veprimtarie kishte ndërmarrë ky person(këshilltare) e autorizuar nga ana e Komunës së Preshevës lidhur me këto obligime ndaj Komisariatit të Refugjatëve?

Pse Plani Aksional nuk u shfuqizua nga Kuvendi por vetëm nga ana e Këshillit Komunal?

A ishte kjo një lojë e dyfisht e Shqiprim Arifit që arriti ta mashtrojë Sami Salihun,sepse kushti kryesor nga Sami Salihu ishte shfuqizimi i këtij plani?

Dhe kryerorja, a është shfuqizuar Plani Aksional, e që kishte mu si pikë kryesore mbledhjen, përcaktimi e statusit të serbëve refugjat dhe personave të zhvendosur nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova?