Rita Ora e mbajti fjalën: Ka nisur rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala

Rita Ora e mbajti fjalën: Ka nisur rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala

Pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë, filloi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar.

E kjo falë kontributit të këngëtare së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Orës.

Këngëtarja më 28 nëntor ka bërë të ditur se ka përzgjedhur një familje të prekur nga tërmeti për t’ia ndërtuar shtëpinë dhe se përzgjedhjen e familjes e ka bërë me ndihmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Ndërsa, sot, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se filloi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala.

“Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.”, shkroi Velijaj në facebook.

Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit.