• E mërkurë / May-27 09:24
  • Kontakt

Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë për shërbimin në Shqipëri

Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë për shërbimin në Shqipëri

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

Ai ka thënë se shërbimi i pjesëtarëve të FSK-së në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë.

“Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare”.

“Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”.