z.Albin Kurti priti në takim z.Mustafa dhe z.Kamberi

z.Albin Kurti priti në takim z.Mustafa dhe z.Kamberi

Kryetari i VV-së z.Albin Kurti ka pritur kryetarin e PDSH-së z.Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit njëherit edhe kryetar i PVD-së z.Shaip Kamberi, ku z.Kurti në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Dje dhe sot, së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu.

Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi.

I falënderova për vizitën dhe shpreha gatishmërinë e qeverisë së re për t’i qëndruar afër Luginës.