Pas takimit të ditëve më parë me Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, dje pasdite u takuam edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, me mikun tim z. Enver Hoxhaj.
Pasi që në parim, morëm mbështetje institucionale nga z. Haradinaj, takimi i fundit me z. Hoxhaj kishte për qëllim konkretizimin e mbështetjes institucionale e vëllazërore që po jep Republika e Kosovës, komunës së Preshevës.
Nisma jonë për ndërtimin e një parku madhështor në qytetin tonë, ka kostot e veta. Andaj, me mbështetjen e Qytetit të Tiranës, si dhe Qeverisë së Kosovës, kostot e mbetura do jenë të përballueshme për ne.
Në takimet vijuese që do të ndodhin shumë shpejt me z. Veliaj dhe z. Hoxhaj , do të paraqitet projekti i parkut, dhe do të definohet pjesëmarrja e secilës palë në ndërtimin e tij.
Së shpejti edhe juve qytetarë të nderuar, do t'ju paraqitet projekti në fjalë, ku do mund ta shikoni dhe të jepni sugjerimet tuaja.
Ky është postimi në facebook-un e kryetarit të komunës z.Shqiprim Arifi