Vucic sfidon NATO’n: Serbia nuk do bombardohej sikur Putin të ishte në pushtet më 1999

Vucic sfidon NATO’n: Serbia nuk do bombardohej sikur Putin të ishte në pushtet më 1999

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ndihet aq i sigurt nën krahun e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, apo po i vardiset këtij të fundit sa deklaroi kështu nga Sochi në Rusi. Putin i premtoi po ashtu edhe se do të mbështesë zgjidhjen e kompromisit për Kosovën vetëm nëse Beogradi përfiton.

Vucic vlerësoi pas takimit me Putin se marrëdhëniet me Rusinë janë të shkëlqyeshme e shtoi se Serbia llogarit në mbështetjen e Rusisë në të gjithë organizatat ndërkombëtare, siç mundet edhe Rusia në atë të Serbisë.

Ai vazhdoi edhe më tej lëvdatat e tha se njerëzit në Serbi “Putinin e vlerësojnë më shumë se disa liderë të mëhershëm rus”. Vucic theksoi edhe diçka tjetër për të ju vardisur Putin, sfidoi NATO’n, ata që Putin e mërzisin më së shumë.

“Serbia nuk do të bombardohej më 1999’n sikur atëherë në pushtet në Rusi të ishte Putin”.

Vucic pastaj njoftoi publikun për temat e biseduar dhe Kosova ishte siç kishte paralajmëruar.

“I barta pritjet e mia rreth çështjes së bisedimeve me palën shqiptare duke pasur parasysh njoftimet e tyre” tha Vucic duke përsëritur qëndrimin e tij se “shqiptarët po provojnë të nxjerrin pavarësinë e Serbia të përfitoj asgjë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi pas takimit sot se qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës mbetet i pandryshuar, por janë të gatshëm të mbështesin zgjidhjen për Kosovën nëse përfiton Beogradi, nuk shkoi më tej rreth pritjeve të përfitimeve të Moskës presidenti rus Putin.