Gjuriq: S’kemi informacione për vrasjen e Ivanoviqit nga Kosova, Serbia po heton vet

“Do të doja që Institucionet e Kosovës, në vend që të drejtojnë gishtin dhe të hedhin fajin dikund tjetër...

“Do të doja që Institucionet e Kosovës, në vend që të drejtojnë gishtin dhe të hedhin fajin dikund tjetër, të japin së paku një informacion konkret lidhur me këtë çështje” tha Gjuriq.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Prishtina nuk i ka dhënë as edhe një informacion Beogradit lidhur me vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

“Do të doja që Institucionet e Kosovës, në vend që të drejtojnë gishtin dhe të hedhin fajin dikund tjetër, të japin së paku një informacion konkret lidhur me këtë çështje” tha Gjuriq.

Sipas Gjuriq, është e domosdoshme për institucionet ndërkombëtare që të bëjnë presion tek autoritetet Kosovare që të bashkëpunojnë me Beogradin në hetimet për këtë vrasje.

Megjithë refuzimin e autoriteteve kosovare për pjesëmarrjen e Serbisë në këto hetime, Gjuriq tha se Serbia do të vazhdojë  hetimet e veta lidhur me këtë çështje .

I pyetur për rastin e sulmit me gurë në shtëpinë e gruas së parë të liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, Gjuriq u përgjigj se do ta verifikojë një gjë të tillë dhe do ta rishikojë këtë rast.