z.Shaip Kamberi merr pjesë në Odën Ekonomike të Sllovenisë

z.Shaip Kamberi merr pjesë në Odën Ekonomike të Sllovenisë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me përfaqësues të bizneseve nga Lugina dhe Llulzim Rashitin nga Union i Bizneseve në Bujanoc po qëndron në Odën Ekonomike të Sllovenisë në Lubjanë.

Kamberi në një postim në facebook nga Sllovenia shkruan se është prezent edhe me përfaqësuesit e bizneseve lokale.

 “Në Odën ekonomike të Sllovenisë në Lubjanë, në konferencë për mundësitë e investimeve sllovene në Bujanoc bashkë me Lulzim Rashitin nga Unioni Bizneseve Bujanoc dhe pronarin e Bici Compani, Gafurr Bici dhe Bujar Mustafën nga Fluidi Group” – shkruan Kamberi.