Komuna e Preshevës edhe këtë vit e papërgatitur për pastrimin e borës gjatë sezonës dimërore

Komuna e Preshevës edhe këtë vit e papërgatitur për pastrimin e borës gjatë sezonës dimërore

Para disa ditëve Komunën e Preshevës e mbuluan disa fluska bore por të cilat nuk ishin afatgjate, kurse pushteti lokal në Preshevë ende nuk ka shpallur tender për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.

Vitin e kaluar Komuna e Preshevës kishte dështuar për të pastruar rrugët nga reshjet e borës sepse kompanitë që kishte angazhuar nuk ishin të afta dhe nuk kishin mjete për të pastruar borën nëpër rrugët kryesore të qytetit të Preshevës.

Vitin e kaluar kishte qytetarë të shumtë që kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e borës deri sa kompanitë vendore “Saba Bellça” dhe “Arso Com” në mënyrë vullnetare kishin dalur për t’ia hapur rrugët qytetarëve të komunës së Preshevës pasi që pushteti lokal në krye me z.Shqiprim Arifi kishte dështuar.

Komuna e Bujanocit po ashtu edhe ajo e Vranjës e kanë kryer problemin e mirëmbajtes së rrugëve për këtë sezonë dimërore, kurse njejtë edhe këtë vit sikur vitin e kaluar udhëheqësit e Komunës së Preshevës nuk kanë shpallur asnjë tender për mirëmbajtjen e rrugëve nga reshjet e borës edhe pse kemi hyrë gati në stinën e dimrit dhe temperaturat veq se kanë filluar të shkojnë në minus. Në mbrëmje rrugët janë me ngrica, por si duket pushteti lokal po pret që komunën e Preshevës ta mbulojë një e reshur e dendur e borës pastaj të deklarohen se “bora na ka nxënë në befasi”.


Video nga sezona e kaluar dimërore, kur kompanitë private kishin dalur për të pastruar rrugët pasi që pushteti lokal kishte dështuar: