Më 7 shkurt Kosovën e viziton kryediplomati gjerman

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, më 7 shkurt, do të jetë për vizitë në Kosovë.

Përveç zyrtarëve tjerë, ai do ta takojë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale Gjermani – Kosovë, proceset integruese në Ballkan dhe mbi të gjitha fuqizimi i raporteve Kosovë – Gjermani.