LDK nuk e ka ndërmend të lëshojë pe, insiston ta marrë presidentin

LDK nuk e ka ndërmend të lëshojë pe, insiston ta marrë presidentin

Është bërë një javë prejse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës.

Ndonëse kurorëzimi i koalicionit ishte premtuar të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, një gjë e tillë është stopuar për shkak të mospajtimeve për pozitat e mëdha qeverisëse, shkruan sot gazeta Zeri.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po presin që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë kompromise të dhimbshme, duke e vënë në diskutim pozitën e presidentit.

Ata theksojnë se nga këto negociata nuk do të dalin të nënshtruar.

Përderisa nga Vetëvendosja vazhdojnë të pohojnë se pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve politike, meqë në atë pozitë duhet të vijë një figurë jopartiake dhe që do të luajë rol unifikues në spektrin politik.