BE-ja nesër hap kapitull të ri me Serbinë

Serbia kështu do të ketë 18 kapituj të hapur të negociatave.

Bashkimi Evropian dhe Serbia nesër në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel do të hapin Kapitullin 4 për lirinë e lëvizjes së kapitalit.

Serbia kështu do të ketë 18 kapituj të hapur të negociatave dhe do të jetë vendi i vetëm në rajon që do të bëjë një hap përgjatë rrugës në BE në gjysmën e dytë të vitit 2019.