Bukuroshja nga Afrika e Jugut zgjidhet ‘Miss Universe’

Bukuroshja nga Afrika e Jugut zgjidhet ‘Miss Universe’

Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut mori titullin në garën ‘Miss Universe’ që u zhvillua të dielën mbrëma në New York, në një garë ku morën pjesë 90 bukuroshe nga vende të ndryshme nga e gjithë bota.

26-vjeçarja është aktiviste në luftën kundër dhunës ndaj grave. Në biografinë e saj profesionale, shprehet ajo, ajo bën fushata kundër stereotipeve gjinore dhe është një luftëtare krenare për bukurinë natyrore.

Në listën e shkurtër u fut ‘Miss Porto Riko’, Rico Madison Anderson, e cila u rendit në vendin e dytë dhe ‘Miss Meksika’, Sofia Aragon.

“Jam shumë e lumtur”, u ka thënë Tunza gazetarëve pasi mori kurorën e fitueses, transmeton KosovaPress.

Pas fitores, ‘Miss Universe’ foli për diversitetin e rëndësishëm dhe mënyrën se si jeta e saj u formua nga përkatësia e saj racore.

“Shoqëria është programuar për një kohë të gjatë se për të qenë e zezë nuk është e bukur, dhe tani ne po shkojmë drejt një kohe kur gratë si unë mund të konsiderohen të bukura edhe pse janë të zeza. Më në fund, ata mund të zënë një vend në shoqëri dhe të ndërgjegjësohen që janë të bukur”, është shprehur ajo.

“Unë sjell një tablo të re të ndritshme të Afrikës së Jugut dhe shpresoj se do të marrim më shumë zë që të gjithë të mund të na dëgjojnë dhe nëse biem dakord mund të sjellim ndryshime”, ka shtuar më tej bukuroshja.