Pas deklaratave fyese nga Vucic e Djuric, Thaçi bën homazhe tek varrezat e Reçakut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që sot të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak

Ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vucic si dhe përgjegjësi për të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, me anë të deklaratave kanë mohuar Masakrën e Reçakut, e cila njihet një nga krimet më të rënda të serbëve në Kosovë, ku mbetën të masakruar 45 persona.

Ndërsa, të shtunën e kaluar Djuric u pa në një tavolinë bashkë me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nga takimi i organizuar nga ‘Këshilli për Qeverisje Përfshirëse’ në Tiranë.

Kujtojmë se ish ministri i Administratës Publike, Ivan Teodosijevic është arrestuar me dy vite burgim për të njëjtën deklaratë të cilën e tha para disa viteve, i cili e mohoi këtë krim të bërë nga serbët.