z.Mustafa: Të drejtat janë të patjetërsueshme

z.Mustafa: Të drejtat janë të patjetërsueshme

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa ka marrur pjesë në promovimin e katalogut të emrave dhe mbiemrave më të shpeshta shqip ku në profilin e tij në facebook ka shkruar.

Sot mora pjesë në promovimin e katalogut të emrave dhe mbiemrave më të shpeshta shqip. Që ka për qëllim lehtësimet e ofiqarëve gjatë regjistrimit të fëmijëve shqiptarë në regjistrat civil dhe mos shtrembërimit dhe deformimit të tyre gjatë shkrimit cirilik.

Një hap i vogël, por i rëndësishëm në realizimin e të drejtës së garantuar ligjore e Konventave ndërkombëtare drejtshënimin e emrave shqip.

????Ky projekt i realizuar në bashkë iniciativë me OSBE-në dhe bashkëpunim me Trupin Bashkërendues, MAPVL dhe komunat përkatëse.

????Sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (1948).

Këtë vit për temë ka: Të rinjtë për të drejtat e njeriut.

Një dokument historik që shpalli të drejtat e patjetërsueshme të njeriut pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, seksit, gjuhës, mendimit politik, origjinës kombëtare ose sociale, pronës, lindjes ose statusit tjetër.

????Njohja e të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të njeriut është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes edhe për komunitetin shqiptar.

➡️Nga theksimi dhe përdorimi I simboleve kombëtare te përdorimi zyrtar në institucionet publike të gjuhës shqipe.

➡️Nga njohja e diplomave e deri tek mungesa e teksteve mësimore për shkollat shqipe.

➡️Nga pasivizimi i vendbanimeve e deri tek punësimi.

Gjithashtu gjatë prezantimit të katalogut theksova se mbetet një mori të drejtash mbeten për të realizuar. Nga zgjidhja e një çështjeje mbetet edhe një mal çështjes që duhet adresuar.

????Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten edhe më tej komuniteti më i diskriminuar e shtypur në rajon.