Salianji çon “peshkun e madh” në Parlament (Foto)

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Kuvend duke mbajtur një peshk në dorë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Kuvend duke mbajtur një peshk në dorë, duke ironizuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu, se në Janar do kapej një “peshk i madh”.

Në një mënyrë simbolike proteste, Salianji është shprehur se këtë peshk dëshiron t’ia japë kryeministrit duke qenë se është i vetmi që arriti të kapej.