Komuna e Bujanocit për herë të parë organizon “Ditët e bletarisë – Bujanoci 2019”

Komuna e Bujanocit për herë të parë organizon “Ditët e bletarisë – Bujanoc 2019”

Nëpërmjet një postimi në facebook, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur se për ditën e shtunë (14 dhjetor) do të organizojë “Ditët e bletarisë – Bujanoci 2019”.

Ky eveniment bujqësor, është i pari i këtij lloji që organizohet në komunën tonë, ndërsa planifikohet pjesëmarrje e qindra bletarëve nga vendi dhe rajoni.

Sipas organizatorëve, në kuadër të këtij manifestimi do të zhvillohen edhe dy ligjerata me qëllim të njoftimit me punën e bletarëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Bujanocit, për ligjerues, do të jenë Dr.Preng Pepa dhe Dr.Rodoljub Zivadonovic.

Ja njoftimi i plot i Komunës së Bujanocit:

“Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve “APICULA” nga Bujanoci, për ditën e shtunë, 14 dhjetor, organizojnë “Ditët e bletarisë – Bujanoci 2019”

Ky organizim do të tubojë qindra bletarë nga vendi dhe rajoni, ndërsa në kuadër të këtij mënifestimi, do të zhvillohen edhe dy ligjerata me profesorë të kësaj lëmie, Dr.Preng Pepa dhe Dr.Rodoljub Zivadonovic.

“Ditët e blteraisë – Bujanoci 2019”, mbështet nga GIZ-i gjerman dhe Grupi  përhershëm për zhvilklimin rural dhe regjional.

Ky manifestim kushtuar bletarisë organizohet për herë të parë në Bujanoc, ndërsa ka për qëllim promovimin e punës së bletarëve lokal dhe ndërlidhjen e përvojave të mira me bletarët e tjerë nga rajoni.

“Ditët e Bletarisë – Bujanoci 2019”, do të zhvillohet më 14 dhjketor (e shtunë) me fillim prej orës 10:00h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ku do të paraqiten edhe ekspozimet për paisje të bletarisë dhe prodhimeve të mjaltit”.