Bebe Rexha mbush shportën plot për festat e fundvitit

Bebe Rexha mbush shportën plot për festat e fundvitit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, BebeRexha, duket se ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram së fundmi një fotografi, ku shfaqet duke pozuarsupermarket, me shportën e mbushur plot për festat e fundvitit.

E shoqëruar nga qeni i saj, Bear, Rexha thotë se ka kaluar një ditë të këndshme, ndërsa shihet se nuk ka kursyer asgjë për më të dashurit e saj.

“Blerje për pushime”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.


Kujtojmë që e njëjta së fundmi shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj, duke arritur shifrën e 10 milionë fansave në rrjetin social Instagram.

Ajo gjithashtu vizitoi pas një kohe të gjatë Shqipërinë në fillim të këtij muaji, ku u njoh nga afër me disa prej familjeve të prekura nga tërmetet e fundit që goditën vendin.