SKANDAL: Institucionet komunale shpërblejnë shoqatën e bashkëshortes së Driton Salihut me 1.5 milion

SKANDAL: Institucionet komunale shpërblejnë shoqatën e bashkëshortes së Driton Salihut me 1.5 milion

Institucionet Komunale në Preshevë siç janë: Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, "Qendra Sportive Presheva"(ish OKF) dhe Ndërmarja “Moravica”, kanë ndarë mjete pa konkurs publik nga 500.000 dinarë secila (në total 1.5 milion dinarë) për shoqatën joqeveritare “Info Sun 2020” e cila udhëhiqet nga znj.Arjeta Salihu e cila njëherit është edhe bashkëshortja e Driton Salihut drejtor në shtëpinë e shëndetit dhe portalin presheva.com.

Në statutin e shoqatës "Info Sun 2020" e cila është themeluar më 24 prill të vitit 2019 shkruan se shoqata "Info Sun 2020'' është portal informativ, realizon emisione informative në radio dhe televizion, por deri më tani nuk kemi parë asnjë program nga kjo shoqatë dhe asnjë emision në radio apo në televizon, dhe asnjëherë nuk kemi dëgjuar për të, deri sa institucionet komunale i kanë ndarë para pa konkurs për përcjelljen mediale të aktiviteteve të tyre. 

Pagesa nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” bërë shoqatës "Info Sun 2020" në vlerë dy herë nga 250mijë dinarë = 500.000 dinarë