Naser Kelmendi dënohet me gjashtë vjet burgim

Pas shqyrtimit kryesor, Naser Kelmendi është dënuar me gjashtë vjet burgim.

Pas shqyrtimit kryesor, Naser Kelmendi është dënuar me gjashtë vjet burgim.

Ai është gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës që ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë dhe ka vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë.

Kelmendi është liruar nga akuzat e tjera për vrasje dhe krim të organizuar pasi nuk është provuar se i ka kryer këto vepra.

Periudha e kaluar në paraburgim prej vitit 2013 deri në vitin 2017 do t’i llogariten në dënim Naser Kelmendit.