“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, – shkruan Rama në Twitter, bashkëngjitur propozimin e tij që në këtë post të emërohet ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
E duket se tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka bërë bashkë pas shumë konfliktesh kreun e shtetit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, presidenti shprehet i gatshëm për ta dekretuar menjëherë emrin e sjellë nga kryeministri.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, – shkruan Blushi në profilin e tij në Facebook.