Shaolin Gang publikojnë këngën e re “Me & My Bitch”

Shaolin Gang publikojnë këngën e re “Me & My Bitch”

Dyshja e famshme DJ Blunt dhe Real 1, të njohur tashmë si Shaolin Gang kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Me and My bitch” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit R&B dhe hip-hop.

Muzika është punuar nga Eskry, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Blunt dhe Real 1.

Orkestrimi ndërkohë është realizuar në studion e kompozitorit të tyre të besuar, Florent Boshnjaku.


Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, pa klip.

Shaolin Gang përndryshe kanë qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti me projekte muzikore të shumta, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku.