Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në konferencën për media ka folur gjerë e gjatë edhe për Gjykatën Speciale, respektivisht për iniciativën për shfuqizimin e saj.
Por befasisht, Thaçi ka thënë qartazi se Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet.
“Është qëndrim shtetëror”, tha ai,.
Presidenti Thaçi ka shpjeguar pse në vitin 2015 kishte qenë aq pro krijimit të Gjykatës Speciale, që tani e konsideron padrejtësi historike që i është bërë Kosovës.
Thaçi ka thënë se mundësia e krijimit të një gjykate përmes sponsorizimit të Rusisë në OKB dhe vendeve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë shtyrë atë të jetë pro krijimit të Gjykatës Speciale.
Thaçi është parë si iniciatori kryesor për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, megjithatë duket se gjërat tash kanë marrë kahje tjetër.
Kundër shfuqizimit të Speciales ështës deklaruar edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.