Anulohet konkursi për media, Presheva e vetmja komunë që tri vite nuk shpallë konkurs për informim (DOKUMENT)

Anulohet konkursi për media, Presheva e vetmja komunë që tri vite nuk shpallë konkurs për informim (DOKUMENT)

Komuna e Preshevës më 21 tetor të këti viti kishte shpallur konkurs për projektet e bashkëfinancimit në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik. Me gjithë se shuma e paraparë ishte simbolike (vetëm 1 milion dinarë) ishte kjo hera e parë që komuna nën udhëheqjen e Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut respektonte detyrimin ligjor për shpalljen e konkursit.

Më 29 nëntor komisioni kompetent kishte mbajtur mbledhje ku kishte shqyrtuar dokumentacionin e arritur për konkurs dhe kishte ardhur në përfundim se nga 8 konkurues, 2 media nuk i kanë plotsuar kushtet e konkurimit, 2 të tjera kanë pasur munges të dokumentacionit, ndërsa 4 media i kanë plotsuar të gjitha kushtet e kërkuara në konkurs dhe shuma prej 1 milion dinarëve i ishte ndarë këtyre 4 mediumeve.

Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi kishte ftuar urgjent Këshillin Komunal për ta anuluar këtë konkurs.

Në arsyetimin e shkruar mbi anulimin thuhet se ” udhëheqësi i Drejtoratit për veprimtari shoqërore më datë 5.12.2019 ka bërë propozim për anulimin e konkursit nga ana e këshillit komunal pasi ka bërë analizën detale të të gjitha punëve rreth konkursit pasi që projektet e konkurruesve nuk kanë informim të drejtë të cilët mund të realizohen dhe projektet nuk përmbajn elemente të cilët do ti ofronin qytetarëve informim për shkak kohës për realizimin e këtyre projekteve” thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi.

Ligji parasheh qartë se për vlersimin e projekteve vendos komisioni i cili ishte emëruar nga po ky Këshill Komunal i Preshevës dhe shtrohet pyetja prej nga e drejta që udhëheqësi i Drejtoratit për veprimtari shoqërore të merr kompetencat e komisionit për ti vlersuar projektet? Nëse ky drejtorat po vlersojka projektet, pse atëher të formohet komision nga gazetarë profesionist?
Absurdi edhe më i madh është se sipas udhëheqësit të Drejtoratit për veprimtari shoqërore koha e realizimit të projekteve qenka shum e shkurtë! Pse atëher u prit fundi i vitit që të shpallet konkursi e jo siç veprojnë të gjitha komunat tjera të cilat konkurset i shpallin në fillim të vitit?

E vërteta e krejt kësaj loje të pushtetit lokal në Preshevë është se atyre nuk i kanë pëlqyer konkuruesit e as përfituesit në konkurs pasi që nuk munden ta përballojn që përfitues të jenë mediat e pavarura që nuk janë të ndëgjueshme ndaj tyre. Në anën tjetër, po ky pushtet, siç bënë prej se qeverisë me komunën e Preshevës, mediave të veta që propagandojn në interesin e tyre ju ndajnë mjete të majme pa konkurs dhe jashta çdo dispozite ligjore.

Më poshtë ju paraqesim vendimin mbi anulimin e konkursit: