Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë njëherësh edhe kryetari i SPS, Ivica Dacic ka ftuar Presidentin serb, Aleksandar Vucic që Partia Socialiste dhe ajo Progresive Serbe të garojnë së bashku për zgjedhjet e ardhshme
Dacic deklaroi se ka marrëdhënie të mira me Presidentin Vucic, por shtoi se nëse Partia Progresive Serbe mendon se socialistët nuk janë partner besnikë, atëherë mund të mos fillojë partneriteti.
‘Unë sugjeroj që të shkojmë në votime së bashku në mënyrë që të mos ketë probleme dhe do të ishte e qartë se nuk ka asnjë arsye që dikush të dyshojë për mua të shkoj me opozitën’, ka thënë ai për një television serb.
Shefi i diplomacisë serbe tutje theksoi se nuk është në interes të tij që të bëhet partner me cilëndo parti, pasi që e cilëson vetën si një njeri i cili tashmë veçse është në pushtet.
‘Unë nuk jam një lojtar i fatit për t’u shoqëruar me ata që nuk kam asnjë shans për të ardhur në pushtet, me ata që janë më të pasur se unë një milion herë, të cilët nuk besohen nga vetë njerëzit. Secila parti dëshiron të përcaktojë elektoratin e tyre’, ka thënë Vucic.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në prill të vitit 2020, megjithëse ato mund të mbahen edhe më herët nëse bëhet thirrje për zgjedhje të parakohshme.