Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zgjedhur që në 30 vjetorin e themelimit të LDK’së të thotë se nga Lidhja Demokratike ka lindur edhe Aleanca Kosova e Re.
“30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare”, thotë ai.
“Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj”, është shprehur Pacolli.