I ftuar në emisionin "Zëri politik" në Rtv Aldi z.Dragoljub Filipoviç përfaqësues i Listës Serbe gjatë emisionit u shpreh në këtë mënyrë: "I uroi për zgjedhjet të gjithë ata që janë të kënaqur me rezultatet, gjithashtu dhe qyetarët tanë për përfundimin me sukses të një cikli zgjedhjesh pasi që ka qenë një sfidë e rëndësishme për të githë ne, për të zhvillluar një proçes zgjedhor demokratik dhe besoj se e kemi arritur këtë qëllim, ndërsa për ata të cilët janë ndarë të pakënaqur i them që në politik nuk ka fund, le të mësojnë nga gabimet që kanë bërë, politika është sfidë por është edhe përgjegjësi ndaj qyetarëve".
Serbët në këto zgjedhje u paraqitën me një listë të përbashkët duke bërë që ata të kalojnë pragun dhe të fitojnë dy mandate dhe sa i takon kësaj çështje z.Filipoviç u shprehë se ka qenë sfida më e madhe për ta bashkimi i 6 subjekteve politike serbe në një listë të përbashkët siç është Lista "Aleksandër Vuçiq, për Serbinë Unike" sfidë e cila ka përfunduar me sukses dhe tani sfida e radhës është ajo që të mbajnë premtimet që i kanë dhënë qytetarëve.
Sa i takon ndryshimit të rezultatit të 28 janarit nga rezultati i 24 dhjetorit tha që ne rezultatet e 28 janarit i kemi pritur edhe më 24 dhjetor, nuk është çudi që në njësinë numër 5 ka pasur 41 vota për listën serbe pasi që edhe në njësitë tjera me kombësi specifikisht serbe ka pasur vota për subjektet politike shqipëtare. Ne kemi punuar shumë duke i bërë ftesë qytetarëve për të dalur për të votuar dhe dalja ka qenë mjaftueshëm e kënaqshme.
Për paraqitjen e serbëve me një listë të përbashkët z.Filipoviç u shpreh se jo të gjithë kanë qenë të kënaqur, neve n'a u është dashur të punojmë shumë për të arritur këtë kualicion, ne kemi pasur mosmarrëveshje mirëpo kur kemi arritur në një kompromis atëher është dashur ta respektojmë atë, në fund të fundit ky është dhe thelbi.
Sa i takon kualicioneve z.Filipoviç nuk u deklarua për asnjë subjekt politik, duke thënë që me rëndësi është të futesh në një kualicion të sigurtë, stabil dhe secili ta respektojë marrëveshjen. Ne duhet të dimë që gjithmonë që flasim për zgjedhje në komunë të Preshevës flasim për zgjedhje të jastëzakonshme dhe kjo për arsye të shpërbërjes së kuvendit dhe kjo si shkak i mungesës së besimit në atë mazhorancë.
Qeverisjet e mëhershme kanë dështuar në udhëheqjen e tyre duke e marrë si të mirëqenë faktin që kishin nga 15 apo 16 këshilltarë dhe se gjithçka duhet të kenë vetë nën kontroll, pa pasur nevojë për ti dhënë llogari qytetarëve për vendimet të cilat janë marrur.
Jemi e vetmja komunë në rrethin tonë, qoftë në Maqedoni, Bullgari apo shtetet e tjera që kemi më shumë subjekte politike, dhe ajo që është me rëndësi për shtetet e huaja është stabiliteti politik qoftë ne nivel lokal apo shtetërorë.
Z.Filipoviç nuk u deklarua qartë për të dhënë një qëndrim se me cilin subjekt politik mund të bashkëpunojë e vetmja deklaratë ishte ajo që "Partnerët në kualicion duhen të jenë besnik dhe të sigurtë në mënyrë që dhe kualicioni të jetë stabil dhe jo thjesht të krijohet një mazhorancë sa për t'u futur në kuvend në mënyrë që mos të dështojë prap, pushteti duhet të jetë në shërbim të nevojave të qytetarëve dhe jo të interesave personale politike".
Se si do të përfundoj proçesi i zgjedhjeve mbetet të presim ditët në vazhdim, nëpërmjet këtyre cikleve të emisioneve ne thjeshtë mund të kemi një pasqyrim më të qartë rreth qëndrimeve të subjekteve politike, si dhe opinioneve të përfaqësusve politik.