Sipas Kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, dështimi i arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje tregon se ato janë të ngjashme me qeverisjen e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka renditur tri arsye, pse, sipas tij, VV e LDK duket të mos kenë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar.
Pasditen e së mërkurës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi publikisht se nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK’në, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Molliqaj e vlerësoi se ata janë prishur për pozita e për pushtet dhe e dëshmuan se nuk kanë dallime konceptuale në qeverisje nga PDK, sipas tij.