Në vitin 2019 kuvendi i Preshevës mbajti vetëm gjashtë seanca

Në vitin 2019 kuvendi i Preshevës mbajti vetëm gjashtë seanca

Në vitin 2019 nuk munguan vetëm rezultatet e ekzekutivit në komunën e Preshevës i cili u karakterizua me dështime në investime dhe keq qeverisje, edhe Kuvendi komunal i kryesuar nga Sami Salihu u karakterizua me neglizhenc dhe mospunë.

Për plot një vit, nga Janari 2019 e deri në fund të dhjetorit të po këti viti, Kuvendi komunal i Preshevës mbajti vetëm gjashtë seanca. Më pak seanca se sivjet nuk mbahet mend të kishte ndonjë përbërje tjetër e kuvendeve të më hershme në komunën e Preshevës.

Edhe këto pak seanca që u thirrën nga Kryetari i Kuvendit, në shumicën e rasteve u mbajtën pa prezencën e partive opozitare të cilat detyroheshin ti lëshonin seancat nga keqmenaxhimi dhe fyerjet, e nganjëherë edhe sulmeve fizike ndaj këshilltarëve opozitar.

Mirëpo edhe pse ka thirrur vetëm gjashtë seanca për plot një vit, Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, sekretari i kuvendit por edhe stafi i kabinetit të Kyetarit Salihu kanë arkëtuar çdo muaj pagat e tyre të majme por edhe mëditje dhe reprezentacione të ndryshme, kurse edhe udhëtimet me veturat zyrtare të komunës nuk munguan gjatë tërë vitit 2019.