Vetëvendosja kërcënon LDK’në me zgjedhje: Bashkangjituni me ne, ose flet sovrani përsëri

Vetëvendosja kërcënon LDK’në me zgjedhje: Bashkangjituni me ne, ose flet sovrani përsëri

Kanë kalaur gati tre muaj e nuk ka një marrëveshje për formimin e qeverisë, madje liderët e partive u deklaruan ashpër me akuza ndaj njëri-tjetrit, ndërsa së fundit nga Vetëvendosja thonë se mund të shkojnë përsëri në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku ka reaguar në lidhje me dështimin e marrëveshjes me LDK’në.

Ajo ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje është fituese, dhe se sipas saj, edhe për shumë vite do të jetë partia e parë.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! për këto pesëmbëdhjetë vite kaloi shumë sfida, fillimisht, jashtë institucioneve dhe pastaj edhe brenda. VETËVENDOSJE! ishte gjithmonë aty ku duhej të mbrohej interesi i qytetarëve.

Pra, ishte një opozitë konsekuente, një komunitet i njerëzve që refuzonte të përkulej. Por sot, ka ardhë koha e Albinit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjithë këto vite shënoi vetëm rritje.

Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti.

Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri.

Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, E JU?