PDK pa asnjë drenicak në krye: Kjo është deklarata e Ganimete Musliut

PDK pa asnjë drenicak në krye: Kjo është deklarata e Ganimete Musliut

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës vjen nga Mitrovica, ndërsa të tjerë anëtarë të kryesisë janë nga Prishtina, Podujeva e Suhareka. Këtë e ka vërejtur Ganimete Musliu nga Drenica e cila po ironizon me ata që thonë se ‘PDK është e Drenicakëve’.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Musliu që vjen nga komuna e Skënderajt, ka ironizuar me të gjithë ata që thonë se ‘PDK krejt e Drenicës’.

Ajo ka publikuar një fotografi të kryesisë, ku paralajmëruan se do të votojnë për emrat e rinj të Kryesisë si dhe për Nënkryetarët

“Tani po thojne PDK krejt e Drenices”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se PDK ka pasur për dy dekada bastione kryesore dy qytetet e rajonit të Drenicës, Drenasin e Skënderajn, ku edhe në zgjedhje, janë vendet ku merr më së shumti vota si parti.