U bë promovimi I librit me titull ‘’Dardanët-Trojanët'' nga autori Orhan Rexhepi (VIDEO)

U bë promovimi I librit me titull ‘’Dardanët-Trojanët'' nga autori Orhan Rexhepi (VIDEO)

Të pranishëm në këtë promovim libri ishin profesor, intelektual, politikan, kryetarë të organizatave joqeveritare të cilët me prezencën e tyre nderuan autorin e librit të veçantë me trajtesë historike me titull "Dardano-Trojanët nga Noe-Noah-Nuhu deri tek shqipëtarët" të autorit z.Orhan Rexhepi.

Mysafir special në këtë promovim libri ishte Mirush Kabashi me delegacionin e tij nga Shqipëria.

Z.Kabashi  para të pranishmëve shprehet se është mjaftë i lumtur që ndodhet në Preshevë. Ai thotë se Presheva gjithmonë më befason kur është fjala për patriotizëm, histori, intelektual. Kabashi veprën e Z.Rexhepi e cilëson mjaftë të madhe.

Mirush Kabashi para të pranishmëve tregon se si u njoftua me z.Orhan Rexhepin ku tha se vetëm pasi pita një kafe me Orhanin unë u dashurova me Orhanin, u dashurova në kuptimin që gjeta një njeri i cili atdhedashuria nuk ishte e bazuar në mënyrë arkaike, por ishte e bazuar në baza argumentash.

Në këtë promovim arritën dy telegrame: njëra nga Milano e tjetra nga Athina.

Pas telegrameve fjalën e mori edhe vet autori i librit z.Orhan Rexhepi i cili falenderoi mikun e tij Mirush Kabashi, gjithashtu falenderoi të gjithë të pranishmit.

Z.Rexhepi nuk preferoi të mbante fjalime të gjata, por vendosi që ti përgjigjej pyetjeve që do t’I bëjnë të pranishmit.

Në fund i falenderoi të pranishmit për kohën e tyre, duke shpresuar se do të vazhdojë të shkruaj gjatë viteve në vazhdim.