I sëmuri mendor godet me thikë serbin në Gjilan

Një person me probleme psikike ka goditur me mjet të mprehtë viktimën serb gjatë ditës së djeshme në fshatin Cerrnic të Gjilanit

Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti ka ndodhur për arsye të pa njohura, ndërsa viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

I arrestuari fillimisht ndodhej në arrati, mirëpo pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.

‘Fsh. Cerrnic, Gjilan 30.12.2019 – 16:20. I dyshuari mashkull K-Shqiptar (me probleme psikike) për arsye të pa njohura ka goditur me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull K-Serb. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas perpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme’, thuhet në njoftimin e Policisë.