z.Shaip Kamberi uron qytetarëve Vitin e Ri 2020

z.Shaip Kamberi uron qytetarëve Vitin e Ri 2020

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Në prag të përfundimit të vitit 2019, Ju dëshirojë të keni përfunduar me sukses të gjitha obligimet tuaja, t'i keni përfunduar me nderë detyrat e besuara, të keni korrur suksese në profesionet që i ushtroni, dhe t'i keni arritur synimet e përcaktuara në fillimvit.

Shpresoj që viti 2020 të jetë vazhdimësi e performancës së shkëlqyeshme, njëkohësisht, të përmirësojë raportet ndër-njerëzore, dhe të jetë vazhdimësi e sukseseve tona të përbashkëta.

Uroj që viti 2020, të Ju përcjellë me shëndet të plotë dhe lumturi në familje.

Urime dhe gëzuar Vitin e Ri 2020!

Me shumë nderime,
Shaip Kamberi - kryetar