Rama e katandisi kryesimin e OSBE ne nje karrikature.

“Shqiperia ne krize” do te kryesoje OSBE, ky eshte titulli ironik i mediave ndaj marjes dje te drejtimit te asaj organizate.

Duhej te ishte ky nje mundesi promocioni per ne dhe nje mesazh per OSBE-ne, kur ne fakt po kthehet ne nje komedi.

OSBE eshte nje organizem qe kerkon te nxjerre nga krizat ata qe jane, Rama e ka futur vendin ne nje «krize politike e institucionale» sipas Bundestagut.

OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e te ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje te blera politike dhe nje farse «votimi» me 2019, sipas vete OSBE.

OSBE lufton per nje drejtesi eficiente, etja e Rames per ta kontrolluar ate na ka cuar ne nje dekapitim te atij sistemi, pa Gjykate te Larte e Kushtetuese.

OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot perdor nje Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 «pupace» ne ate, nje qeverisje lokale sovjetesh,etj.

OSBE ka prioritet lirite e medias, te njeriut, ndersa Rama miratoi ne ate Parlament nje ligj te tipit «agjitacion e propagande», deporton individe pa asnje transparence e vendim gjykate....

Dhe keshtu mund te vazhdohet deri te nevoja qe ka OSBE per te patur si interlokutore nje Ministri te Jashteme serioze e profesionale!

Ndersa Rama e ka katandisur dhe ate ne nje ngrehine, qe nuk luan asnje rol...qe as nuk dihet se cilin ka per Minister.

Ne keto kushte ky rast i humbur vecse na vendos ne rolin e «bedelit» duke na bere qesharake, si dhe komprometon ate institucion prestigjioz. - ka shkruar z.Tritan Shehu