• E mërkurë / Jul-09 01:29
  • Kontakt

Ja cilat ishin aktivitet, vizitat dhe raportimet njëvjeçare të KKSH-së nën drejtimin e Ragmi Mustafa

Ja cilat ishin aktivitet, vizitat dhe raportimet njëvjeçare të KKSH-së nën drejtimin e Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, ka paraqitur të gjitha aktivitetet, takimet dhe raportimet një vjeçare të këtij institucioni më me vlerë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këshilli Kombëtar Shqiptar me qasje sistematike, programatike e institucionaliste ka arritur të realizojë aktivitete, vizita, takime, raportime përtej planifikimeve fillestare. Ka avokuar çështjet jetike për shqiptarët e Luginës. Angazhimi dhe aktivitetet më të rëndësishme gjatë vitit që lëmë pas.

 KKSH për herë të parë në takimin e grupit jo formal të Ambasadorëve “Miqtë e Luginës” për pozitën e shqiptarëve në Luginë;

KKSH për herë të parë para Komisionit për Barazi dhe Mos-diskriminim, Këshillit të Evropës me seli në Strasburg të Francës;

KKSH për herë të parë merr pjesë në takimin e Nënkomisionit të të Drejtave të Pakicave të Asamblesë parlamentare të Këshillit Evropës;

KKSH për herë të parë financohet dhe është vendosur mënyra e financimit të rregullt edhe nga Republika e Shqipërisë;

  Në proces për eksplorimin e mundësive edhe nga Republika e Kosovës;

 Iniciativë për hapjen e Konsullatës të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës;

 Iniciativë për Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë ;

Iniciativë për Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi;

Bashkëpunim të intensifikuar me zyrën e OSBE-së për Luginë të Preshevës, si dhe misionin e OSBE-së në Serbi me projekte konkrete;

 Hartimi “Planin Strategjik 2020-2025” gjithëpërfshirës e sektorial të KKSH-ës;

 Ministrin federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë në Berlin;

 Ministrin federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë në Berlin;

Bashkëbisedim për Bashkërendim me Diasporën e Luginës së Preshevës;

Ka iniciuar Hapjen e zyrave të KKSH-ës në komunën e Preshevës dhe Medvegjës (ende nuk është realizuar për shkaqe politike);

Ka hartuar standardet, kurrikulat për klasën e 2,3,4,5,6,7 dhe 8 për gjuhën shqipe të shkollave fillore;

 Ka hartuar standardet, kurrikulat për klasën e 1,2 për gjuhën shqipe të shkollave të mesmes;

 Gati i gjithë dokumentacionit shkollor në gjuhën shqipe i cili në tërësi është përkthyer;

Është angazhuar në përpilimin e testeve shkollore përfundimtare të nevojshme sipas domosdoshmërisë ligjore;

Ka dhënë mendimin në procesin e zgjedhjes së drejtorëve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe për 8 raste;

Ka dhënë mendimin në procesin e konkursit për 12 projektet e kulturës nga Ministria Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë;

Ka dhënë mendimin në procesin e konkursit për 16 projektet e informimit nga Ministria Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë;

 Raporte të veçanta dorëzuar të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare, si “Mungesa e Teksteve Mësimore – në proces për vite” dhe “Përfaqësimi” I shqiptarëve nga procesi elektoral;

KKSH ka mbrojtur qëndrimin mbi mos ndryshimin e flamurit kombëtar. Nuk I takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Ndalimi I tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në s’përputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai;

Për herë të parë ka ndarë mjetet përmes konkursit publik, transparencë;

Dhjetra ankespadi, reagime të parashtruara ndaj Ombusmanit dhe institucioneve tjera;

Ka rifunksionalizuar në online Nacionali.info ;

Është pjesë e Koordinimit të Këshillave kombëtare të pakicave nacionale dhe ka shpallur ambicien për të udhëhequr 23 këshilla tjerë në Serbi;

Ka realizuar një mori takimesh me ambasador të akredituar në Beograd;

Si dhe shumë nisma rajonale të nxitura nga KKSH për të sensibilizuar e avancuar çështjen e Luginës së Preshevës;

Për vetëm një vit të përbërjes së re. E të shumta janë sfidat që na presin më 2020.
Ta kthejmë besimin brenda nesh dhe në mes nesh, që ta përfaqësojmë vullnetin dhe aspiratën tonë nga Referendumi I 1 dhe 2 marsit 92.
KKSH mbetet institucion i hapur. Sepse bashkë dhe vetëm bashkë mundemi. Bashkë dhe vetëm bashkë duhemi të ecim tutje.