Në trazirat e mundshme, Policia e Kosovës meton të jetë më e përgatitur.
Gati si asnjëherë më parë, Policia ka ndarë një buxhete për blerjen e pajisjeve kundër dhunës e luftarake, uniforma e automjete afër 30 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur në njoftimet e prokurimit. Sipas njoftimit paraprak të prokurimit të Policisë së Kosovës, ku janë bërë disa njoftime veç e veç, këto pajisje do të fillojnë të blihen nga ky vit, por nuk është dhenë data, dhe nuk është treguar se cilët tender do të jenë kornizë për 36 muaj e cilët 1 vjeçar.
Megjithëkëtë, për furnizim me autoblinda, vlera e parashikuar e parave është 2.4 milionë euro. Pa u përmend numri, janë paraparë edhe automjete për trazirave. Vlera e parashikuar është 1 milion e 543 mijë euro. Ndërsa, janë paraparë 4.5 milionë euro për automjete patrulluese.
Vlera e parashikuar është 4.5 milionë euro. Për xhipa janë paraparë të shpenzohen 1 milion e 326 euro.
Ndërsa, vetëm për gazmaska janë ndarë 308 mijë euro.
Shumë para janë planifikuar edhe për furnizim me uniform policore. Vlera e parashikuar është 11 milionë e 636 mijë euro, ndera veçmas për çizme 861 mijë euro. Do të hapët një tender edhe për automjete për bartjen e qeneve, e ku vlera e parashikuar është 325 mijë euro.
Janë ndarë mjete edhe për skuter e për motoçikleta, në vlerë prej 565 mijë eurove, ndërsa për biçikleta (LXL,ML), 144 mijë euro.
Policia e Kosovës shumë para ka ndarë edhe për municion. “Furnizim me municion”, do të quhet një tender për të cilin është paraparë të shpenzohen 1 milion e 145 mijë euro. Për Furnizim me armë 9×19, Glok 17, janë ndarë 662 mijë euro. Për “Furnizim me municion për DNJS”, janë planifikuar 465 mijë euro, ndërsa për pajisje policore, për të cilat nuk është specifikuar emërtimi, janë ndarë 669 mijë euro. Për furnizim me helmeta dhe mburoja, 528 mijë euro dhe, furnizim me pajise për eksploziv, 208 mijë euro.
Do të armatoste dhe policia kufitare, “Pajisje për Policin Kufitare –kontroll”, do të quhet një tender për të cilin janë planifikuar 280 mijë euro. Për këta policë janë paraparë edhe armë të gjata, ku është ndarë një buxhet prej 767 mijë euro.