Vuçiq po kërkon diçka të ''madhe'', thotë se për Kosovën duhet zgjidhje shqiptaro-serbe

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës së sotme në Austri...

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës së sotme në Austri, ka kërkuar mbështetjen e shtetit austriak për çdo formë të  zgjidhjes së mundshme të problemit me Kosovën, dhe jo të ketë siç i quajti ai “zgjidhje të parashkruara”.

Në një konferencë për media pas takimit me Presidentin Austriak, Alexander van der Bohlen, Vuçiq ka thënë që Austria do të mbështes haptaz çdo zgjidhje të mundshme të problemit mes shqiptarëve dhe serbëve, siç u shpreh ai dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

“Austria duhet të mbajë pozicionimin e vet për faktin që secila zgjidhje e problemit duhet të diskutohet, dhe nuk duhet të jetë si dicka që është parashkruar nga dikush, çdo zgjidhje apo marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të respektohet, sepse kjo është garanci e vetme për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Përendimore”, tha Vuçiq.

Ndërsa në anën tjetër Presidenti Austriak, der Bohlen, ka thënë që nëse ekziston vullneti i të dy palëve për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, atëherë është e mundshme të arrihet kjo gjë.

“Nga Bashkimi Evropian ekziston një mbështetje e fuqishme kur është puna për problemet e pazgjidhura mes shteteve, sepse BE-ja ka pasur një përvojë negative kur i referohemi problemit mes Sllovenisë dhe Kroacisë, gjithashtu edhe nga konfliktet e tjera të hapura të cilat të cilat “importuan” edhe vende tjera pjesëmarrëse në këto konflikte”, tha der Bohlen.

“Kjo është arsyeja që BE-ja është ngurruese që të pranojë shtete të reja të cilat kanë ende probleme të pazgjidhura të kufirit” shtoi Der Bohlen.

Der Bohlen, beson se është e mundur që të gjindet një zgjidhje nga dialogu permanent mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shpreson se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt.