Tetë vjeçarja nga Miratoci i Preshevës mbetet e lënduar rëndë, pas goditjes që morri nga vetura e tipit “Golf” – po trajtohet në Nish

Tetë vjeçarja nga Miratoci i Preshevës mbetet e lënduar rëndë, pas goditjes që morri nga vetura e tipit “Golf” – po trajtohet në Nish

Tetë vjeçarja nga fshati Miratoc i Preshevës, ka pësuar lëndime të rënda, nga goditja e veturës të tipit “Golf” të cilën po e drejtonte një tridhjetë vjeçar nga Komuna e Preshevës.

Siç shkruan “Bujanovacke”, vajza e vogël ishte drejtuar një biçikletë kur u godit nga vetura e tipit “Golf” në fshatin Miratoc të Preshevës.

Tetë vjeçarja pas aksidentit të rëndë u transportua për në spitalin e Vranjës, e më pas drejtë Qendrës klinike në Nish për reanimim të mëtutjeshëm.

Policia me kërkesë të prokurorisë ka zhvilluar një hetim dhe, siç merret vesh jozyrtarisht, do të ketë një paraqitje kundër drejtuesit të mjetit për një shkelje të rëndë të sigurisë në komunikacion në rrjedhën e zakonshme të veprimit.