• E mërkurë / Jul-09 21:49
  • Kontakt

Financimi i mediave publike, private dhe portaleve nën kontroll të pushtetit lokal në Preshevë.

Financimi i mediave publike, private dhe portaleve nën kontroll të pushtetit lokal në Preshevë.

Opinion : Avni Selimi, ish -gazetar dhe ish- drejtor i RTV ALDI.

Është folur shumë herë nëpër rrjetet sociale nga gazetarë të shumtë për presionin që po ushtron pushteti lokal i Preshevës duke e degraduar vit pas viti lirinë e mediave sidomos median publike RTV Presheva, e vitin e kaluar gjithashtu këshillli komunal mori një  vendim të çoroditur të kufizimeve financiare duke i transferuar ato mjete në pozicionin për infrastrukturë edhe pse komisioni vlerësues i emëruar nga administrata komunale kishte ndar mjetet e parapara në konkursin  e fundit të shpallur në Fletën zyrtare të komunës në muajin dhjetor duke i vënë në dispozion 1,000,000,00 dinarë : 

RTV ALDI ( i ndau 400,000,00 dinarë dhe disa portaleve). Kryetari komunës z.Shqipërim Arifi me një vendim të këshillit komunal anuloi konkursin e shpallur për ndarjen e mjeteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik  nga ana e administratës komunale në teritorin e komunës së Preshevës, kështu nuk përfituan mjete finansiare asnjë media publike, private dhe portalet elektronike që funksionojnë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

Ndërhyrja politike në vendimarrje të këtij komisioni ka qenë me rastin e anulimit të konkursit nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës, më 12.12.2019, përmes vendimit të këshillit komunal, këtë informacion e paralajmëroi në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Preshevës më datë 12.12.2019, kryetari komunës z. Shqipërim Arifi.

 Ndërsa qeverisja lokale Preshevës e udhëhequr nga APN-ja dhe LRPDSH-ja, me pa të drejtë,  kontributin e taksa paguesëve nga ana e  qytetarëve e orietojnë, aty ku uji i shkon në mullarë të APN-së.

Kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi, paranë publike duhet menaxhuar dhe ndarë në bazë të projekt- programeve për sferën përkatëse të informimit të qytetarëve me konkurs publikë, siç është paraparë me ligj duke mos shkel procedurat rreth ndarjes së mjeteve në përqindje 2% nga buxheti i përgjithshëm komunal.

Kjo mënyrë e shpërndarjes së parasë dhe të mjeteve publike( një portali apo media të shkruar që është i afërt me subjektet politike që udhëheqin komunën e Preshevës ,në vlerë dhjetëra milionëshe dinarë pa kurfarë kriteri, ka shkelë për vite të tëra parimet themelore të statutit buxhetor, pra: “barazinë e qytetarëve para organeve qeverisëse në përfitimin e të mirave publike dhe mos transparencën në shpërndarjen e tyre”.

Konkursin publik për bashkëfinancimin e mediave lokale e ka udhëhequr Drejtorati për Shërbime publike dhe Veprimtari shoqërore e komunës së Preshevës dhe pjesëmarrësve në konkurs i është caktuar të paraqesin projekt dokumentacionin e plotë sipas afatit të parapar për vlersimin e projekt dokumenteve dhe proces verbali egziston nga Komisioni vlerësues profesional. Por kjo çështje i mbetet organeve të hetuesisë rreth shkeljes së procedurave për ndarjen e mjeteve për informim publik : në bazë të statutit buxhetor në tërë teritorin e Komunës së Preshevës.   

Me këto veprime kjo qeverisje ka krijuar një situat, të rrezikimit dhe fundosjes së një televizioni publik RTV Presheva, me përvojë njëzetëvjeçare, RTV Spektri si medium privat që ka  një përvojë njëzetëvjeçare dhe RTV ALDI me një përvojë katërmbëdhjetë vjeçare, ku i gjithë fondi i parasë publike është shpenzuar,pa as më të voglën përgjegjësi pikërisht nga kryetari, si qytetari i parë i kësaj komune që do të duhej të mbronte qytetarët e vet si njerëz të barabartë para ligjit dhe para institucionit që ai drejton. Edhe pse përgjithësisht mediat në Luginë të Preshevës , kanë mbijetuar në dekadën e fundit përkundër kushteve ekonomike, liria e medias në katër vitet e fundit  është ende në rrezik, ku mediat dhe gazetarët përballen me sfida të sistemit të presionit politikë me kufizime të mjeteve finansiare. Shuarja e mediave apo mbyllja e tyre në parim është një mesazh i keq për gjendjen në sferën e informimit dhe humbje për demokracinë dhe lirin e mediave për dy komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Prandaj një nga çështjet që duhet ta bëjnë me urgjencë gazetarët,stafi i RTV Presheva,RTV SPEKTRI,RTV ALDI ,është që të punojnë me opinionin për të shpjeguar se liria e shprehjes paraqet një nga të drejtat fondamentale të njeriut, vlerave evropiane kah të cilat shoqëria ynë synon të shkojë përpara.

Kur gazetarët flasin, ngrenë zërin për lirinë e mediave, duket se ata e mbrojnë veten, ndoshta kjo është dhe arsyeja pse nuk artikulohet aq fuqishëm problemi në fjalë". Me peticione dhe me një protest të përbashkët para institucionit Komunal në Preshevë.